Duke marrë parasysh faktin se PDK-AAK-Nisma dhe LDK-AKR-Alternativa, do t’i ketë dy grupacione të ndara me elektorat kurse Vetëvendosje do ta ketë në plotni elektoratin e vet, rezultatet përfundimtare do të jenë të përafërta, madje analistët nuk e përjashtojnë edhe ndonjë befasi.
Analisti Behlul Beqaj ka thënë për KosovaPress se kësaj radhe nga këto zgjedhje mund të ketë dhe befasi politike, si rezultat i konfuzionit dhe zhgënjimit me partitë, të cilat tash e sa vite kanë qeverisur vendin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBeqaj thotë se kjo mund të ndodh për shkak se në garë janë partitë që janë konsumuar dhe Vetëvendosja, e cila asnjëherë nuk ka qenë në pushtet.
“Rezultatet do të jenë mes elektoratit, i cili ndoshta do të jetë i kënaqur me partitë, të cilat kanë qenë 17 vjet në pushtet dhe elektoratit i cili është i pakënaqur me këto parti dhe mund të votojnë VV si alternativë, e cila mund t’i jap shpresë për ata të cilët e kanë humbur shpresën tek partitë, të cilat i kanë dhënë masivisht, nuk i kanë përmbushur, dhe në këtë kuptim mendoj se për faktin që blloku i djathtë, do t’i ketë dy grupacione të ndara me elektorat”, ka thënë Beqaj.
Kurse sipas Beqajt, Vetëvendosje do ta ketë në plotni elektoratin e vet dhe se rezultatet përfundimtare do të jenë të përafërta, dhe nuk e përjashtoi mundësinë që në kuadër të një konfuzioni total, që është krijuar dhe zhgënjimit masiv, posaçërisht të rinjve në Kosovë të ndodh ndoshta edhe ndonjë befasi politike.
“Mes këtyre subjekteve politike dhe brenda subjekteve politike ka humbur totalisht besimi mes tyre dhe ndër tyre. Dhe në anën tjetër ka filluar po trashëgohet dhe po vazhdon dyshimi se kush kujt do t’ia përgatit kurthin e radhës. Në një situatë të një disponimi të kurtheve të mundshme, të mashtrimeve të mundshme, unë mendoj se do të jetë shumë vështirë të krijohet një koalicion i radhës, andaj unë nuk e përjashtoj mundësinë që pas këtyre zgjedhjeve, të shkohet menjëherë në zgjedhje të reja. Kjo ndoshta do të jetë një humbje e re financiare, por do të jetë një fitore, në kuptimin e vetëdijesimit politik të qytetarëve. Fakti se mund të shkohet pas këtyre zgjedhjeve në zgjedhje të reja, nuk mund të cilësohet vetëm si humbje në kuptimin e mbështetjes ndërkombëtare apo elektoratit, përkundrazi është një fazë, kur elektorati fillon të vetëdijesohet politikisht dhe nuk del siç ka ndodhur deri tash për të votuar, por del për të zgjedhur subjektin politik dhe liderin politik”, tha ai.