Analistët duke marrë parasysh faktin se PDK-AAK-Nisma dhe LDK-AKR-Alternativa, do t’i ketë dy grupacione të ndara me elektorat kurse Vetëvendosje do ta ketë në plotni elektoratin e vet, rezultatet përfundimtare do të jenë të përafërta, madje analistët nuk e përjashtojnë edhe ndonjë befasi.
Derisa sot përfundon fushata zgjedhore, analistët politik vlerësojnë se kjo do të jetë një garë interesante, nga e cila mund të dalin rezultatet befasuese.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAnalisti Imer Mushkolaj ka pohuar për KosovaPress se pas zgjedhjeve mund të ketë bllokadë dhe se nuk do të jetë i lehtë krijimi i institucioneve, pasi që asnjëri subjekt, nuk do të arrijë të krijojë Qeverinë, meqenëse nuk do ta ketë shumicën e mjaftueshme.
“Sa më shumë që po ofrohet dita e zgjedhjeve, natyrisht se edhe parashikimet po bëhen gjithnjë e më të vështira, duke e parë edhe rrjedhën e fushatës, mobilizimin e subjekteve të veçanta politike në fushatë, kështu që unë besoj që rezultati do të jetë i atillë, që secili subjekt që do të fitojë më së shumti vota, nuk do të jetë në gjendje ta krijojë Qeverinë, për shkak se nuk do ta ketë shumicën e mjaftueshme. Sa i përket përfshirjes së serbëve në institucione, nuk është si në zgjedhjet e kaluara situata, kur ka qenë Lista serbe njëfarë forme, ata kanë shkuar bllok dhe janë bërë bashkë me koalicionin, respektivisht me partnerët e koalicionit nga partitë shqiptare. Kësaj here kemi përçarje të thella në mesin e serbëve të Kosovës, kështu që edhe kjo është problematike. Fatkeqësisht unë pres të ketë bllokadë në kuptimin që nuk do të jetë i lehtë krijimi i institucioneve”, tha ai.
Ndërsa thotë se nuk përjashtohet mundësia që koalicioni PDK-AAK-Nisma të përçahet.
“Duke pasur parasysh pastaj dhe mënyrën se si janë krijuar këto koalicione, dy koalicionet ai rreth PDK-së dhe ai rreth LDK-së, të paktën sa i përket koalicionit të PDK-së, nuk duhet përjashtuar mundësia që të përçahet... Përnjëmend gjithçka është vështirë për t’u parashikuar, mund të ketë befasi natyrisht, nëse në fillim të fushatës kemi thënë teknikisht koalicioni rreth i PDK-së është në përparësi kogja të madhe me vota, duke u bazuar në numrin e votave, që janë marrë në zgjedhjet e kaluara. Tash nuk mund të themi ashtu për shkak se ka pasur lëvizje të shumta gjatë fushatës, por në anën tjetër, nuk duhet me harru që dhe në këtë tre vjetshin e koalicionit PDK-LDK kanë ndodhur gjëra të shumta, në kuptimin e atyre që duhet me ndiku tek njerëzit, për me vendos se për cilën parti të votojnë, por me këto koalicione janë shkaktuar pakënaqësi po ashtu dhe në mes të militantëve të këtyre partive”, tha ai.