Presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka ftuar serbët e Kosovës që në zgjedhjet e parakohshme që mbahen të dielën të votojnë për Listën Serbe dhe ka porositur se Serbia dhe i gjithë populli serb bashkë me bashkëkombësit e tyre në Kosovë e mbrojnë “atë që është e shenjtë dhe e patjetërsueshme”.
Në letrën e presidentit serb që në tubimin përmbyllës të Listës Serbe që u mbajt në Mitrovicë që u lexua nga deputetja Maria Obradoviq thuhet se “para qytetarëve serbë është vendimi i madh ku varet lufta e suksesshme për interesat e serbëve në Krahinë”, raporton Tanjug.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo