Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

“Drejtësi zgjedhore në zgjedhjet e 11 qershorit”

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) në partneritet me Demokracia në Veprim (DnV) mbajti tryezën “Drejtësi zgjedhore në zgjedhjet e 11 qershorit”, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.

Me përkrahjen e Institutit D4D, është nënshkruar marrëveshje mes institucioneve relevante mbi procesin zgjedhor. Kjo marrëveshje ka bërë bashkë Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Prokurorinë, Policinë, Komisionin Qendror Zgjedhor dhe Panelin Zgjedhor për ankesa dhe parashtresa. Kjo me qëllim të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor dhe zbatimit të procedurave për shkelësit e Ligjit mbi zgjedhjet dhe sigurimit të votës së lirë, të drejtë dhe demokratike. Ky bashkëpunim tashmë në disa zgjedhje ka pasur rezultate pozitive.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në fjalimin hapës Shpend Emini, Drejtor Ekzekutiv i Institutit Demokraci për Zhvillim, tha se drejtësia në zgjedhje është një faktor i rëndësishëm në procesin zgjedhor për të siguruar të drejtën e votës si të drejtë themelore, e cilat duhet të ushtrohet në mënyrë të lirë dhe pa pengesë.

Greg Delawie, Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë theksoi rëndësinë e procesit demokratik zgjedhor, ku rëndësinë dhe vëmendjen më të madhe ta kenë qytetarët. Qytetarëve duhet të ju mundësohet që të votojnë në mënyrë të lirë, duke mos u manipuluar apo të detyruar për të votuar. Kjo është baza kryesore e zhvillimit të një procesi demokratik.

Valdete Daka, Kryetare e e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve theksoi se kjo është hera e tretë që organizohen zgjedhje të parakohshme dhe se kjo është një sfidë e madhe për institucionin për t'u organizuar në mënyrën sa më të mirë. Po ashtu numri i madh i vëzhguesve të akredituar është kusht për të mos lejuar manipulimin të votave.

Laura Pula, Koordinatore Nacionale për Zgjedhje nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, tha se puna jonë ka për qëllim që të i ndjek penalisht të gjithë ata që kanë për qëllim dëmtimin e mbarëvajtjes së zgjedhjeve. Po ashtu gjatë kësaj jave kemi qenë në shumicën e komunave të Kosovës për të sensibilizuar opinionin rreth sanksioneve që ndodhin në rast të mos respektimit të procesit zgjedhor.

Naim Rexha, Zëvendës Drejtor i përgjithshëm i Operacioneve nga Policia e Kosovës tha me rastin e shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme ata kanë monitoruar pjesën e fushatës dhe do vazhdojnë në ditën e zgjedhjeve. Deri më tani nuk ka pasur raste të cilat do të ndikonin drejtpërdrejtë në zgjedhje dhe shpreson që kjo të vazhdoj njësoj.

Hasim Sogojeva, nga Këshilli gjyqësor i Kosovës tha se gjatë 24 orëve në ditë e Zgjedhjeve do të ketë gjykatës kujdestarë që në mënyrë sa më të shpejtë të i adresojnë të gjitha çështjet e ngritura nga terreni.

Mul Desku, Kryesues i Sekretariatit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i bëri thirrje qytetarëve që të i paraqesin të gjitha ankesat e tyre te paneli i tyri në mënyrë që çdo parregullësi të lajmërohet dhe të adresohet nga ana e institucioneve të drejtësisë.