Të dielën, më 11 qershor, në Kosovë do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Zëdhënësi i Komisionit Qendrore të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, i tha transmetuesit publik se KQZ ka bërë të gjitha përgatitjet në mënyrë që dita e votimeve të shkojë në rregull.
Ai tha se KQZ-ja ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura në mënyrë që dita e votimeve të shkojë në rregull. "Të dhënat e orëve të fundit na tregojnë se shpërndarja e materialit administrativ në shumicën e komunave është në përfundim e sipër”, bëri të ditur Elezi, duke shtuar se edhe materiali sensitiv do të shpërndahet me kohë në 2490 vendvotime në tërë Kosovën, në të cilat do të votojnë më shumë se 19 mijë persona. Ai po ashtu ceki edhe kohën e shkurtër të organizimit të këtyre zgjedhjeve që e ka sfiduar këtë proces.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKomisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ofruar që prej vitit 2009 edhe fletëvotimet me alfabetin e Brait, i cili ju dedikohet të gjithë personave të verbër dhe atyre me shikim të dobësuar që të mund të votojnë në mënyrë të pavarur dhe të fshehtë. E po ashtu edhe këtë vit ofrohet një gjë e tillë bëri të njohur Elezi. Në të gjitha qendrat e votimit do të jenë këto lloje të fletëvotimeve dhe të gjithë këta persona do të mund të shprehin vullnetin e tyre më 11 qershor. Zëdhënësi Elezi tha se KQZ-ja është ndër të rrallat në botë që ofron mundësi të tillë të votimit për këtë kategori të personave që të mund të votojnë.
Elezi po ashtu njoftoi se këtë vit kanë pranuar 20,354 aplikacione nga diaspora të cilat i kanë shqyrtuar dhe 15,118 prej tyre i kanë aprovuar për votim. Për pjesën tjetër të aplikacioneve që nuk janë pranuar Elezi sqaroi se disa prej tyre nuk e kanë pasur moshën 18 vjeçare, disa nuk e kanë nënshkruar formularin për aplikim, disa nuk kanë plotësuar kriteret për përfshirjen në listën e votuesve dhe disa kanë aplikuar nga dy herë.
Ndërsa të gjithë ata persona që jetojnë jashtë Kosovës por që në ditën e zgjedhjeve janë në Kosovë, dhe janë në listën e votimit Elezi tha se mund të shkojnë në vendvotime dhe të votojnë pa problem.
Ai po ashtu tha se të gjithë mund ta kontrollojnë vendvotimin e tyre përmes faqes së KQZ-së në internet dhe po ashtu mund edhe ta bëjnë ndërrimin e vendvotimit të tyre.