Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Unioni i Malazezëve të Kosovës ankohet “për presionet dhe sulmet e eksponentëve” të Listës Srpska

Përmes një kumtese për medie, Unioni i Malazezëve të Kosovës ka thënë se në prag të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, eksponentë të Listës Srpska po “bëjnë presion, madje edhe dhunë fizike, te serbët e te malazeztë e Kosovës” dhe i ka quajtur ata armikun më të madh të këtyre popujve në Kosovës, transmeton Koha.net.

Ky është teksti i plotë i kumtesës:

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Unioni i Malazezëve të Kosovës e dënon në mënyrën më të rreptë sjelljen e disa dhunuesve nga Lista Srpska, të cilët, në prag të zgjedhjeve parlamentare, po bëjnë presion edhe ndaj serbëve e edhe ndaj malazezëve, madje edhe fizikisht po sulen kundër tyre.

Ata, me sjelljen e tillë ndaj popullit të vet, konfirmuan pohimet tona më të hershme se Lista Srpska është armiku më i madh i popullatës ortodokse na hapësirën e Kosovës. Për këtë arsye besojmë se populli me guxim e dinjitet, siç i ka hije traditës sonë mijëvjeçare, do t’i dënojë në zgjedhjet parlamentare dhe përgjithmonë do të lirohet nga ta.

Me këtë rast ftojmë organet përkatëse të Kosovës, Policinë e Prokurorinë, që të mos i lënë qytetarët e vet në mëshirën dhe pamëshirën e dhunuesve, por t’i mbrojnë ata nga banditët e Listës Srpska.