Zgjedhjet lajme

Fillimi i Ri në përkrahje të avancimit të grave në shoqëri

Nën organizimin e Gruas Demokratike të Kosovës Dega në Prizren, është shtruar iftari për strukturat e Gruas Demokratike të Kosovës, mësimdhënës, sportistë, shoqata kultor- artistike, dhe simpatizantë tjerë të Partisë Demokratike të Kosovës dega në Prizren, ku të pranishëm ishin më shumë së 2 mijë pjesëmarrës, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Ky aktivitet është shënuar në shenjë mirënjohje dhe falënderimi për gjithë kontributin e pamohueshëm të dhënë nga kjo kategori shoqërore në të gjitha proceset e rëndësishme që ka kaluar Partia Demokratike e Kosovës”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Më tutje thuhet se gjatë këtij takimi prezent ishin edhe kandidatët për deputetë nga rajoni i Prizrenit, Nait Hasani, Luljeta Veselaj- Gutaj, Nezir Coçaj, Nijazi Kryeziu si dhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj dhe ministrja për Dialog, Edita Tahiri.

Forcimi i rolit shoqëror të grave dhe vajzave nëpërmjet rritjes së pjesëmarrjes në vendimmarrje do të bëhet duke dhënë shembull në shtimin e përfshirjes së tyre në poste të larta shtetërore.

Në këtë drejtim Qeveria e ardhshme do të miratojë politika nëpërmjet të cilave do të zbatohen programe për eleminimin e stereotipeve përmes vënies së kuotave të punësimit për gratë në sektorët e administratës publike. Sikurse sigurija, mbrojtja, agjensia e intelegjencës dhe shumë sektor tjerë në të cilët gruaja mund ta rrisë kontributin e saj.

“Po ashtu në qeverisjen e ardhshme do të themelohet Fondi për Barazi Ginore të cilit shteti do t’i ndaj një shumë prej 20 miljon eurosh, dedikuar tri qëllimeve: garancitë për kreditë, përkrahje të ideve Start – Ups nga gratë, si dhe zbatimi i programeve të ndryshme të kualifikimit për gra”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu thuhet se, “në muajt e parë të qeverisjes së ardhshme të udhëhequr nga platoforma e Fillimi të Ri, do të bëhet studim i politikave për sa i përket pushimit të lehonisë për të pamundësuar që kjo të jetë arsye për mos punësimin e grave, që aktualisht konsiderohet të jetë ndër faktorët kryesor. Kjo do të bëhet duke konsideruar si masë uljen e kostos së pushimit të lehonisë për punëdhënësit në dy mënyra: subvencionim i zëvendësuesit gjatë pushimit të lehonisë si dhe ulje e kostos së lehonisë nga ana e punëdhënësit në këtë format”.