Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Kronika Zgjedhore – dita e nëntë

Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër i koalicionit PAN, ka vizituar dy biznese private, qendrën tregtare “Albi Mall” në Prishtinë e në Suharekë dhe është bërë me një palë këpucë të reja të kompanisë “Solid”. Këto dy kompani i ka quajtur si storje suksesi dhe ka premtuar se do t’u qëndrojë afër bizneseve vendore. E këto të fundit, nëse institucionet nuk iu ndihmojnë, të paktën kanë kërkuar që të mos i pengojnë në veprimtarinë e tyre. Me tubime elektorale ka vazhduar edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, i cili nuk i ka ndalur thumbimet për subjektet politike kundërshtare.


PDK - Kronika Zgjedhore – dita e nëntë by kohanet

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Koalicioni LDK-AKR dhe Alternativa ka premtuar se me ardhjen e tyre në krye të qeverisë, do të rriten pagat për sektorin publik çdo vit. Premtime u dhanë edhe për krijimin e ushtrisë dhe luftën kundër korrupsionit.


LDK - Kronika Zgjedhore – dita e nëntë by kohanet

Vetëvendosje, të enjten, ka shpalosur programin e saj qeverisës para simpatizantëve në Drenas. Kandidati për kryeministër i këtij subjekti politik, Albin Kurti, u ka premtuar atyre zhvillim ekonomik, infrastrukturë më të mirë dhe sistem të mirëfilltë të drejtësisë.


VV - Kronika Zgjedhore – dita e nëntë by kohanet