Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Mobilizimi i grave vlerësohet kontribut për fitoren e Fillimit të Ri

Autobusi i koalicionit PAN “Fillimi i Ri” ndaloi sot në Degën e Gruas Demokratike në Kastriot dhe Fushë-Kosovë. Takimeve që u zhvilluan te enjten me gratë e degëve në këto dy komuna, u priu dr. Flora Brovina, nënkryetare e PDK-së, thuhet në një njoftim për medie të PDK-së.

Në takime u theksua se gratë, me mobilizimin e tyre, po i kontribuojnë fitores madhështore të Fillimit të Ri më 11 qershor, të koalicionit të fitores që i prin PDK-ja, thuhet:

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Gratë duhet të bëjnë zgjidhjen e duhur, duke votuar liderin tonë, Kadri Veselin dhe kandidatët e Partisë Demokratike, sepse është zgjidhje për të ardhmen e gruas, fuqizimit të saj dhe marrjes së përgjegjësisë në të gjitha nivelet e vendimmarrjes, tha Flora Brovina.

Në takimin në Fushë-Kosovë, morën pjesë edhe gratë e Qendrës për rehabilitimin e nënës dhe fëmijës, të cilat ofruan përkrahje të plotë për platformën Fillimi i Ri.