Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Partitë e mëdha fushatën e përmbyllin në Prishtinë

Kryeqyteti të premten, ditën e fundit të fushatës zgjedhore, do të presë shumë njerëz. Subjektet më të mëdha politike kanë vendosur që përmbylljen e fushatës ta bëjnë në Prishtinë.

Koalicioni PDK-AAK-Nisma për Kosovën do ta përmbyll fushatën në sallën “1Tetori”, në Prishtinë, në orën 15:00. \këtë e kanë konfirmuar zyrtarë nga Shtabi Zgjedhor i AAK-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërsa Pallati i Rinisë në Prishtinë, në orën 17:00 do të jetë vendi ku koalicioni LDK-AKR-Alternativa, do të përmbyllin fushatën. Kjo u bë e ditur nga Blenard Maloku nga Shtabi Zgjedhor i LDK-së.

Lëvizja Vetëvendosje, që garon vetëm, ka vendosur që përmbylljen e fushatës ta bëjë në sheshin “Skënderbe”, në Prishtinë, në orën 21:00.

Fushata për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 11 qershorit ka filluar më 31 maj dhe përfundon të premten më 9 qershor.