Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Ymeri: Do ta krijojmë shtetin e barazisë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka vizituar shoqatën e të verbërve në Prishtinë. Gjatë takimit Ymeri iu ka dhuruar programin e Lëvizjes Vetëvendosje të shtypur në alfabetin Brail.

Ymeri tha se garanton bashkëpunim të përhershëm me këtë komunitet me qëllim që të iu ndihmojnë kësaj shoqate dhe të gjithë personave që kanë nevojë për ndihmën e tyre.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Dua të iu sigurojë që me Lëvizjen Vetëvendosje do ta keni bashkëpunimin tonë përherë siç besoj e kemi pasur edhe në të kaluarën ,besoj që do ta kemi edhe në të ardhmen. Dhe institucionet e Kosovës të drejtuara nga Lëvizja Vetëvendosje do të jenë pranë që të plotësojnë të gjitha nevojat dhe kërkesat që ju I keni në mënyrë që shteti dhe veçanërisht udhëheqësit institucional është në shërbim të qytetarëve e jo që të ndahet nga ata dhe ti shikoj nga lartë ashtu siç kemi parë deri tash”, tha ai, transmeton kp.

Drejtori ekzekutiv i Shoqatës të të Verbërve, Mexhid Foniqi, tha se shoqata e të verbërve ka shumë probleme si komunitet dhe se janë shumë të pakënaqur me zbatimin e ligjit për të verbrit.

me ligjin për të verbrit i pakënaqur u shpreh edhe Ymeri i cili tha se ky ligj është i mangët dhe se me qeverisjen e tyre synojnë të krijojnë një shtet të barabartë për të gjithë.