Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Haradinaj premton se memorandumet e nënshkruara do të jetësohen

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma Ramush Haradinaj nëpërmjet një postimi në Facebook premton se marrëveshjet që ka nënshkruar me Sindikatat dhe pensionistët nuk do të mbesin në sirtarë por të gjitha ato do të jetësohen.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në këtë fushatë zgjedhore bashkë me z. Veseli, për katër ditë me radhë, nënshkruam katër Memorandume Mirëkuptimi me partnerët tanë: Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK); Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK), Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) dhe Lidhja e Pensionistëve dhe Invalidëve e Kosovës (LPIK).

Qëllimisht po kthehem tek këto marrëveshje sepse ato s’do të përfundojnë në sirtarë e as s’do të harrohen. Përkundrazi.

Partnerët që kanë vendosur nënshkrimin në këto Memorandume, por edhe punëtorët dhe pensionistët që përfaqësohen nga këto sindikata, i siguroj se çdo gjë që është shkruar aty do të jetësohet sipas afateve të parashikuara dhe marrëveshjeve të përmbyllura.