Glauk Konjufca nga Vetëvendosje ka thënë se deklaratat për ndryshim të qëndrimit të VV-së për simbolet e Kosovës kanë nxitur një temë artificiale në vend.
Ai ka thënë se VV vazhdon të mbajë qëndrimin se simbolet e shtetit të Kosovës ishin proces i imponuar, por ka thënë se nëse VV fiton zgjedhjet e 11 qershorit, do t’i respektojë këto simbole deri sa do të arrijë që me kushtetutë t’i ndryshojë ato.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Temë e krijuar artificialisht. Aksioma e parë lidhur me simbolet e Kosovës: Simbolet e Kosovës ishin proces i imponuar për popullin.2. VV nuk do të bëjë asgjë anti-ligjore. Gjithçka do të jetë me shumicë të popullit apo të institucioneve të Kosovës. Ne nuk do të marrim t’i gjuajmë simbolet e shtetit. Në Kosovë e kam pa që pranohen gjërat e imponuara dhe është gabim për të gjithë që e bëjnë këtë. Dikush që ta vizaton flamurin dhe ti deri në atë sekondë nuk e ke pa dhe në fund e pranon në mënyrë jokritike, kam problem shumë me atë qasje. Qasja e VV-së është kritike. Ky flamur dua të di si më ka ardhur mua”, ka thënë ai.