Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Veseli në Mitrovicë premton zhvillim ekonomik

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, gjatë tubimit elektoral të mbajtur sot në Zhabar të Mitrovicës, ka thënë se nuk do ta harrojnë kurrë një pritje kaq vëllazërore nga banorët e këtij vendi.

Veseli ka theksuar se Zhabari dhe Mitrovica kanë dhënë provimin atëherë kur iu është dashur vendit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Mitrovica ka nevojë për zhvillim ekonomik. Ne duhet të mendojmë më shumë për këtë vend dhe qytetarët e saj, këtë e parasheh edhe koncepti ynë Fillimi i Ri, askush nuk do të na ndalojë ta zhvillojmë ekonomikisht këtë vend", ka thënë Veseli dhe shtoi se nuk duhet të ketë veri, jug lindje e perëndim të Mitrovicës, por vetëm një Mitrovicë, transmeton kp.

Avni Kastrati, kryetar i PDK-së në Mitrovicë tha se Zhabari dhe Mitrovica po e përqafojnë me dashuri Fillimin e Ri, sepse mundëson progres për të rinjtë, biznese, arsim.

“Të gjitha këto janë elemente që fuqizojnë qytetarët, të cilët pa dyshim do të votojnë për Fillimin e Ri, PDK-në dhe Kadri Veselin”, tha Kastrati.