Edhe katër ditë e ndajnë Kosovën nga procesi zgjedhor i 11 qershorit, ndërsa institucionet që janë të thirrura të ofrojnë siguri e të garantojnë proces të drejtë e të qetë kanë treguar se kanë bërë përgatitjet maksimale për ditën e zgjedhjeve, raporton KTV.
Në tryezën e organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, me mbështetje të Ambasadës Amerikane, koordinatorja nacionale për zgjedhje, Laura Pula, ka treguar se në ditën e zgjedhjeve, në terren do të jenë 100 prokurorë, që do të veprojnë në 38 komuna së bashku me hetues të policisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë, aty e vetmja përfaqësuese nga partitë politike ishte Albulena Haxhiu e Vetëvendosjes.
Ajo tha se mungesa e koalicioneve të mëdha tregon më së miri se ata po bëhen gati të keqpërdorin votën e qytetarëve.
Haxhiu ka pyetur edhe nëse kanë nisur hetimet nga prokuroria për rreth katër mijë aplikacione të ardhura nga Serbia ditë më parë, por nuk mori përgjigje.