Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Gruaja Demokratike, e mobilizuar për fitore në Drenicë

Autobusi Fillimi i Ri, pas Gjilanit u ndal në Drenas dhe në Skenderaj. Takimet i udhëhoqi nënkryetarja e PDK-së, Flora Brovina, ndërsa e pranishme ishte edhe Sala Berisha-Shala, kandidate për deputete nga Drenasi, njofton kumtesa partiake, transmeton Koha.net.

"Drenasi ka dëshmuar ashtu si edhe Drenica, angazhimin e gruas shqiptare jo vetëm në familje, arsim e shëndetësi, në biznes, ekonomi familjare por edhe kontribuoi për lirinë dhe çlirimin e vendit", theksoi humanistja Flora Brovina.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Fillimi i Ri, rikonfirmon avansimin e gruas dhe fuqizimin e saj ne çdo nivel të vendimmarrjes, theksoi Dr. Brovina, duke e bërë pjesë të historisë së re të zhvillimit të vendit. Gruaja duhet të dalë në votime, ta thotë fjalën e vet me votë, duke votuar PDK-në, numrin 1, Kadri Veselin dhe gratë e PDK-së, duke i dhënë jetë Fillimit të Ri më 11 Qershor.

Ndërsa në Skenderaj, në takimin e Gruas Demokratike u theksua se fitorja e Partisë Demokratike në krejt Kosovën është e pandalshme.

Në Skenderajn e krenarisë, sakrificës e përkushtimit atdhetar, bastioni i Partisë Demokratike të Kosovës do të rikonfirmohet si çdo herë, unik ashtu siç Drenica ishte unike për liri, theksoi Dr. Flora Brovina, nënkryetare e PDK-së dhe kandidate për deputete.

Më shumë se Drenicës, askujt nuk i duhet fuqizimi i gruas dhe avansimit të saj në të gjitha nivelet, në vendimmarrjen qendrore e lokale, në biznes dhe ekonomi familjare, në sport dhe kulturë, në çdo fushë, theksoi Dr. Brovina.