Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se “ka ardhur koha që në Kosovë me vendos Kosova”.
“Mbështetja kaq e madhe e kaq e shtrirë anembanë Kosovës, është mbështetje dhe qëndrueshmëri, jo veç për mua, por për të drejtën tonë të përbashkët, që Kosova të jetë shtet i së drejtës dhe shtet i qytetarëve të barabartë, që Kosova të jetë e zhvilluar ekonomikisht, që Kosova ta ketë ushtrinë e saj, që Kosova ta marr në afatin sa më të shpejtë liberalizimin e vizave, që Kosova njëherë e përgjithmonë t’i ndal agjendat dashakeqe të Serbisë për Kosovën, që Kosova të përshpejtojë rrugën e saj drejt integrimit evro-atlantik. Nuk po flasim për projekte, por për të drejtën tonë si shtet dhe qytetarë të vendit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi më tutje ka shtuar se, “ka ardhur koha që në Kosovë me vendos Kosova! Jemi bërë bashkë, jemi përcaktuar për një Kosovë të re e qeverisje proaktive! Më 11 qershor Kosova vendos për ndryshim dhe fillimin e ri, - me koalicionin e fitores, me numrin 12”.
Haradinaj më tutje ka thënë se vota është shumë e vlefshme për të ardhmen e Kosovës.
“Bashkëbisedoni, flisni, thuajini familjarëve dhe miqve tuaj, se vota juaj më 11 qershor vlen shumë, por edhe se kjo votë është shumë më shumë - është një vendim për të ardhmen e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.