Nënkryetari i Vetëvendosjes Dardan Sejdiu, në tubimin në Rahovec kujtoi se po ndihet e njëjta energji dhe frymë si në fushatën për zgjedhjet në Prishtinë, njofton kumtesa partiake, transmeton Koha.net.
Sejdiu ripërsëriti shembujt nga qeverisja në Prishtinë, e cila, sipas tij, ka ngritur dhe përmirësuar shumë shërbime sociale si pajisjen e shkollave me laboratorë shkencorë, kontrollet sistematike shëndetësore, shtrimin e mbi 300 km rrugë, dyfishimin e numrit të çerdheve, etj. Ai u zotua se i njëjti drejtim dhe e njëjta qasje sociale, e drejtë dhe e pakompromis do të ndiqet edhe në qeverisjen e Republikës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë mbyllje, kandidati për deputet ritheksoi fort ndryshimin mes programit social-demokrat të Lëvizjes nga modeli ekonomik i ndjekur në Kosovën e pasluftës. Sipas tij deri më sot kemi pasur, “ekonomi që nuk punëson, shëndetësi që nuk shëron, e gjykata që nuk vendosin drejtësi”. Në përballje me këtë gjendje të rëndë, “qeverisja e Vetëvendosjes ka guximin, vullnetin e dijen për ta transformuar Republikën, për ta çliruar vendin dhe për të sjellë zhvillim për të gjithë, ekonomia në duart e VV do të jetë ekonomi që punëson, ndërton dhe sjell barazi. Të papunësuarin e punëson, të punësuarin e mbron”, përfundoi Sejdiu.