Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

PDK e Prizrenit shpalos platformën politike para qytetarëve

Gjatë një takimi me intelektualë të komunës së Prizrenit, kandidatët për deputetë nga radhët e Partisë Demoratike të Kosovës, bashkëbiseduan për shumë çështje të rëndësishme për vendin, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Gjatë shpalosjes së platformës politike për Fillimin e Ri nga kandidati për deputet, Nait Hasani u tha se PDK-ja angazhohet për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, mirëqenie dhe perspektivë për qytetarët, me arsim dhe edukim, i cili i përgjigjet nevojave të ekonomisë së tregut në përgjithësi dhe atij të punës në veçanti”, thuhet në komunikatë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Luljeta Veselaj–Gutaj, tha se PDK angazhohet për shëndetësi publike efikase dhe të përballueshme për secilin qytetar me siguri, drejtësi, dhe funksionim të pakompromis të rendit dhe ligjit, administratë publike të përgjegjshme dhe pa burokraci, sport dhe kulturë që promovon rininë dhe vlerat e saj, transmeton Koha.net.

Gjithashtu thuhet se Nezir Çoçaj vuri në dukje prioritetet e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, si zhvillimi i sektorit privat me fokus zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla e të mesme, të cilat do të jenë bartëse të punësimit të të rinjve dhe grave, dhe të cilat do të rrisin kapacitetin eksportues të Kosovës.

Kurse Nijazi Kryeziu theksoi se, “fokusi kryesor do të jetë i përqendruar në zhvillimin dhe instalimin e përgjegjësisë së korporatave në ndërmarrjet publike të nivelit qendror dhe lokal. Gjenerimi i prodhimit të eksportit si dhe arritja e cakut prej 8 % rritje ekonomike, do të jenë fokusi i dy shtyllave themelore të Fillimit të Ri”.