Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Kurti: Librin nuk do ta trajtojmë si mall, do t’ia heqim TVSH-në

I nominuari për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti, ka vizituar sot Panairin e Librit që është hapur dje në Prishtinë.

Ai gjatë kësaj vizite u ka thënë drejtuesve të Shtëpive Botuesve se me ardhjen e VV-së në qeverisje, do ta heqin TVSH-në për librin dhe se libri nuk do të trajtohet si mall.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Do ta heqim TVSH-në për librat. Nuk do ta trajtojmë librin asnjëherë si mall të zakonshëm dhe nuk do të lejojmë kurrfarë pengese në qarkullimin e librave. Vetëvendosje është subjekti i cili është i interesuar t’i sjellë në politikë dijen, shkencën, kulturën, studimet. Prandaj Vetëvendosje dhe libri janë bashkë, e do të jenë bashkë”, tha Kurti, raporton KP.

Panairin e Librit po sot e ka vizituar edhe kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avudallh Hoti.