Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Hoti thotë se Qeveria do të mbështesë Panairin dhe botuesit e librave

I nominuari për kryeministër nga Koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka vizituar Panairin e Librit i cili është hapur dje në Prishtinë.

Hoti tha se ai është vizitues i rregullt i panaireve të tilla.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Unë ftoj qytetarët që ta vizitojnë më shumë këtë Panair. Është mënyra më e mirë për t’u informuar, për të qenë në rrjedha me ngjarjet më të reja. Unë jam këtu për të treguar para votuesve që do të kenë mbështetjen time ashtu siç e kanë pasur. Ne e kemi mbështetur si Qeveri këtë Panair të Librit dhe do të vazhdojmë të mbështesim dhe panairet dhe botuesit në veçanti. Sidomos në profilet ku ne mendojmë që ka nevojë sa më shumë libra të botohen”, tha Hoti.