Kamenica, respektivisht Dardana e sotme, është një prej nyjave më të rëndësishme të vendit tonë. Ajo lidh korridore kyçe, por i lidh edhe trevat shqiptare të Kosovës Lindore me shtetin e tyre të zemrës - Kosovën.
Kështu ka thënë Ramush Haradinaj, në cilësinë e kandidatit për kryeministër të koalicionit PDK-AAK-Nisma.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërmes një statusi në Facebook, Haradinaj tha se qeveria e ardhshme e vendit do ta fokusojë pjesën e investimeve më të mëdha, përgjatë mandatit, pikërisht në ngritjen e infrastrukturës së duhur përmes investimeve kapitale që për qëllim kanë lehtësimin e jetës së qytetarëve por edhe qarkullimin më komod të mallrave dhe të njerëzve midis bashkëkombësve tanë në Kosovën Lindore dhe shtetit të tyre të zemrës.
“Investimet kapitale do të decentralizohen në mënyrë që shpërndarja të jetë e barabartë. Nuk do të kemi investime regjionale me karakter politik. Kjo logjikë do të ndryshojë! Grantet buxhetore për investimet kapitale për komunat, do të dyfishohen”, theksoi Haradinaj.