Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, në kuadër të fushatës parazgjedhore si pjesë e listës për deputetë në koalicionin LDK-AKR-Alternativa, ka thënë se në mandatin qeverisës pas zgjedhjeve të 1 qershorit, pensioni bazë do të rritet për 40%, pensioni kontributiv deri në 280euro, do të hiqet pragu 15 vjeçar dhe do të krijohet fondi pensional.
“Dje, bashkë me Kryeministrin e ardhshëm të Kosovës z. Avdullah Hoti dhe Kryetarin e AKR-së z. Pacolli vizituam Lidhjen e Pensionistëve, me ç’rast prezantuam planin tonë për krijimin e Fondit Pensional, rritjen e pensioneve për 40% dhe heqjen e pragut nga 15 në 10 vite përvojë pune për pensionistët kontributdhënës”, ka thënë Abrashi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAbrashi tha se programi i koalicionit parasheh tri pika kryesore për pensionistët.
“Ulja e përvojës së punës nga 15 në 10 vite për ta përfituar pensionin kontributdhënës, njohja e përvojës së punës gjatë viteve të 90-ta dhe krijimi i Fondit Pensional, i cili do të themelohet me ligj për të siguruar që pensionet të rriten së paku për 40% në krahasim me ato që janë tash”, shtoi ai.
“E dëshmuam në mandatin e kaluar dhe do ta dëshmojmë prapë që mirëqenia e pensionistëve është prioritet i yni”, potencoi Abrashi.