Panoja me porosi promovuese zgjedhore, e cila ishte vendosur në mënyrë të jashtëligjshme në murin e jashtëm të kinemasë “Lumëbardhi” në Prizren, është larguar të martën në mëngjes. Sipas autoriteteve lokale, një veprim i tillë është realizuar në mënyrë vullnetare dhe inspektorët nuk kanë pasur nevojë për reagim.
“Panoja e vendosur në kinemanë ‘Lumëbardhi’ është hequr në mënyrë vullnetare. Inspektorët e Komunës së Prizrenit nuk kanë pasur nevojë që të reagojnë në këtë rast”, ka deklaruar drejtori i Inspektorateve në Komunën e Prizrenit, Bujar Hasani, transmeton “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë murin e jashtëm të kinemasë “Lumëbardhi”, që është monument i mbrojtur, ditë më parë qe vendosur një pano e madhe, që promovonte kandidatin e listës PDK-AAK-NISMA, Enver Hoxhaj. Lidhur me largimin e kësaj panoje drejtuesit e Degës së PDK-së në Prizren nuk janë prononcuar.
Vendosja e panos me material propagandues zgjedhor në murin e jashtëm të kinemasë “Lumëbardhi” në Prizren kishte ngjallur reagimin e menaxhuesve të këtij objekti, aktivistëve nga shoqëria civile dhe të Këshillit të Qendrës Historike... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.