Sot në Istog, në një tubim ku të pranishëm ishim mijëra qytetarë, Aleanca Kosova e Re bashkë me partnerët e koalicionit LDK-LD-Alternativa, kanë prezantuar kandidatin për kryeministër, plan programin qeverisës dhe kandidatët për deputetë nga radhët e koalicionit.
“Jam këtu, në shtëpinë e madhe të Ibrahim Rugovës. Ka qenë dëshirë e imja dhe e anëtarëve te AKR-së që të jemi këtu dhe t’ju ofrojmë krejt potencialin që posedojmë, të ofrojmë diturinë tonë dhe eksperiencën tonë”, tha Pacolli.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuke i përmendur problemet e shumta të Kosovës, Pacolli ka treguar për dështimet e institucioneve në shëndetësi, arsim, siguri, mbrojtje të ambientit, e sfera të tjera.
Ai iu ka bërë thirrje qytetarëve të Istogut që t’i thonë mjaft zhvatjeve, dhunimit dhe hajnisë. “Ka ardhë dita që t’i kthehemi realitetit, e ai është amaneti i Ibrahim Rugovës, ne do ta çojmë amanetin e tij në vend me njerëz të ditur dhe të urtë, kështu ndërtohet shteti”, ka pohuar Pacolli.
Pacolli theksoi se përkrahja e madhe e qytetarëve është dëshmia më e mirë se koalicioni i shpresës, do të fitojë bindshëm.
Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit, Avdullah Hoti, para qytetarëve të Istogut tha se është i nderuar t’i prijë një liste e cila përfaqësohet nga ajka e profesionisteve. "Fitorja jonë është e bindshme, kjo është fitore e qytetarëve të Kosovës, e të rinjve, e pensionistëve dhe e bujqve. Ju garantojmë se me ne në qeverisje, te rinjtë do të lëvizin lirshëm në botë " tha Hoti. Ai iu premtoi qytetarëve që me 11 qershor, Kosova do të ndahet nga rruga e izolimit dhe do të ec në drejtim të integrimeve evropiane.