Me të filluar fushata, sindikatat e ndryshme kanë shfrytëzuar rastin t’u bëjnë thirrje partive garuese në zgjedhje, që të nënshkruajnë memorandume mirëkuptimi me pika të ndryshme si kërkesë për plotësimin e tyre pas zgjedhjeve, raporton KTV, transmeton Koha.net.
E interesim më të madh për të nënshkruar memorandume të tilla shprehu koalicioni PDK-AAK, NISMA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy koalicion ka nënshkruar memorandum me Federatën e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, ku u është dhënë premtimi se nëse i fitojnë zgjedhjet, kërkesat do të realizohen.
Kryetari i Sindikatës së Shëndetësisë, Blerim Syla, thotë se ka kërkuar që para së gjithash shëndetësia të jetë prioritet e që nënkupton garantimin e shërbimeve të mirëfillta shëndetësore për të gjithë banorët e Kosovës.
Mirëpo, sipas tij, nëse ky koalicion fiton zgjedhjet dhe nuk përfill memorandumin, atëherë format sindikale do të jenë të pashmangshme.
Së fundi, një memorandum mirëkuptimi u nënshkrua edhe me zyrtarë të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit.
Nënkryetari i Sindikatës së Arsimit, Lutfi Mani, thotë se para koalicionit PAN, i kanë parashtruar 8 kërkesa.Për 6 prej tyre tha se morën premtimin se do të realizohen, ndërsa për 2 të tjera, që janë rritja e pagave dhe sigurimi shëndetësor, tha se iu duhet më shumë kohë. Por, Artan Murati nga KDI-ja thotë se memorandumet e tilla nuk kanë kurrfarë baze ligjore dhe partitë i nënshkruajnë ato, për të marrë sa më shumë vota. Deri tash, asnjë parti apo koalicion tjetër nuk kanë nënshkruar memorandume të tilla përveç koalicionit PAN.