Kandidati për kryeministër, Albin Kurti, është shprehur i bindur se qytetarët e Prizrenit do të bashkohen në këtë qytet të bashkimit.
"Pas 11 qershorit nuk do të ketë më qytetarë të dëgjueshëm ndaj politikanëve, por politikanë të dëgjueshëm ndaj qytetarëve. Vetëvendosje e do shtetin e Kosovës me sovranitet, ekonominë me prodhim, gjyqësinë me drejtësi, shoqërinë me barazi, ligjet me morale dhe popullin e Kosovës me demokraci", ka thënë Kurti para simpatizantëve të mbledhur në palestrën "Rexhai Surroi".
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTutje, Kurti tha se në secilën ditë të këtyre 4 viteve të fundit, por edhe të 18 viteve të pasluftës, kanë pasur "Ramazan" për qytetarët dhe "Bajram" për pushtetarët. Por, ai premtoi se me qeverisjen e VV-së kjo do të jetë anasjelltas.
"Kur politikani ndahet fizikisht dhe materialist prej qytetarëve ai e vendos interesin e veçantë mbi interesin e përgjithshëm, këtu nis korrupsioni. Politikanët e Vetëvendosjes nuk do të pasurohen asnjëherë nga posti dhe do të jeni gjithmonë pranë dhe me popullin", ka shtuar tutje Kurti.
Ai u zotua se me qeverisjen e VV-së do të investohen në bujqësi 240 milion euro në mandatin e parë. Si dhe u zotua se qeverisja e VV-së do ta fus tërë ekonominë brenda ligjit.
"Pas 11 qershorit do të kemi qeverinë e parë progresive në Kosovën e pasluftës", shtoi Kurti në fund.