Lëvizja Vetëvendosjen ka mbajtur tubimin e tretë zgjedhor gjatë ditës së sotme. Tubimi është mbajtur në qytetin e Prizrenit dhe të pranishëm kanë qenë kandidati për kryeministër, Albin Kurti, kryetari Visar Ymeri, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, e kandidatë të tjerë për deputetë.
Kandidati për deputet, Arbër Rexhaj, ka thënë se mbështetja për Vetëvendosje po rritet dhe se ky tubim veç e
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Bashkimi ynë rreth një qëllimi është mesazh i një lirie qytetare që na ka munguar ngaherë, por që sot do të bëhet fakt i pandryshueshëm. Jemi të bashkuar prej Prizrenit”, tha ai.
Ish-deputeti dhe kandidati për deputet, Mytaher Haskuka, ka thënë në tubim se Prizreni sot po i thotë jo krimit, korrupsionit e "Zajednicës".
"Këta e lanë universitetin pa shkencë, kulturën pa libra, trashëgiminë kulturore të bastisur, vendin pa punë, gjykatat pa drejtësi", tha Haskuka
Haskuka tha se Prizreni sot po tregon se nuk ka vendim pa popull.
"Të gjithë votojmë që me 11 qershor të kemi një kryeministër me zemër, të guximshëm dhe të dijshëm, Albin Kurtin.
Asamblistja dhe kandidatja për deputete Drita Millaku, tha në tubimin e Vetëvendosje se gruaja është shtylla jo vetëm e familjes, por e krejt shoqërisë.
Ajo bëri një përmbledhje të premtimeve, duke filluar me pushimin e lehonisë, shtesat për fëmijë, hapja e 16 çerdheve, e drejta e trashëgimisë së pronës dhe ndërtimi i banesave sociale.