Kandidati për deputet i LDK-së, Sokol Havolli, ka sfiduar një portal të ish-ministrave të PDK-së dhe krejt ekonomistët e kësaj partie.
Përmes një shkrimi në Facebook, Havolli duke u ndërlidhur me disa tekste të porositura në këtë portal, ka shprehur gatishmërinë për debat me cilindo prej, siç ka thënë ai, të PAN-ikuarve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Si "ekonomist i dyshimtë" sipas standardeve të mediave të disa ish-ministrave të PAN-ikut, jam i gatshëm për debat me cilindo prej juve të PAN-ikuarve. Në median tuaj, me gazetarin tuaj. Me minutat shtesë (referin tuaj). Ama aman dilni. Nëse tutni vet, merrni krejt këshillat e përgjithshëm të partive të koalicionit të PAN-ikut. Unë vij veç vet!", ka shkruar Havolli.
Ndryshe, zyrtarët e PDK-së nuk po marrin pjesë në asnjë debat politik që po zhvillohet në televizionet kosovare.
Sokol Havolli, është kandidat i Koalicionit LDK-AKR-Alternativa dhe ka numrin 101 në listën e kandidatëve.