Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Shtetet e Quintit: Serbët në Kosovë po detyrohen të votojnë në mënyrë të caktuar

Ambasada e SHBA-së, ajo franceze, gjermane, italiane dhe e Mbretërisë së Bashkuar përmes një deklarate të përbashkët kanë shprehur shqetësimet lidhur me përpjekjet për të pasur ndikim në rezultatin e zgjedhjeve të 11 qershorit në Kosovë.

Shtetet e Quintit kanë kritikuar qasjen në komunitetin serb, sepse sipas tyre, serbët po detyrohen që të votojnë në mënyrë të caktuar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ditëve të fundit, përfshirë edhe sot, kemi marrë një numër të konsiderueshëm të raportimeve shqetësuese lidhur me përpjekjet për të pasur ndikim përmes frikësimeve dhe kërcënimeve mbi rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë. Në veçanti, duket se ekziston një gatishmëri për të frikësuar dhe detyruar pjesëtarët e komunitetit serb të Kosovës që të votojnë në mënyrë të caktuar. Veprimet e tilla janë krejtësisht të papranueshme. Ftojmë të gjithë ata që janë të përfshirë në aktivitete të tilla t’i ndërpresin ato dhe i bëjmë thirrje autoriteteve dhe policisë së Kosovës që t’i hetojnë këto raste në plotni”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Më tej, ambasadat kanë shprehur përkrahjen e tyre për këdo që do të dalë fitues nga votat e kosovarëve.

“Të gjithë qytetarët e Kosovës duhet ta kenë të drejtën që pa kërcënime, ndikime dhe frikë të votojnë ashtu siç ua merr mendja. Këto zgjedhje janë një mundësi për qytetarët e Kosovës ti zgjedhin përfaqësuesit e tyre. Vetëm qytetarët e Kosovës kanë këtë fuqi dhe përgjegjësi. Si pjesë e komunitetit ndërkombëtarë, ne do të punojmë me këdo që përzgjidhni ju”, thuhet në fund të deklaratës.