Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Kurti viziton komunitetin rom në Gadime të Lipjanit

Gjatë ditës së sotme, i nominuari për kryeministër nga Vetëvendosje, ka vizituar disa familje të komunitetit rom në fshatin Gadime të Lipjanit.

Shkrimi i plotë i Kurtit:

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sot vizituam disa familje të komunitetit rom në fshatin Gadime të Lipjanit.

Pushtetarët deri më sot janë mburrur me fjalë të zbrazëta si "multikulturalizmi", megjithatë romët mbeten ndër komunitetet më të varfra e për pasojë më të diskriminuara në Kosovë.

Multikulturalizmi i ish-pushtetarëve nënkupton që një minoritet të trajtohet disa herë më mirë se shumica, e minoritetet e tjera të trajtohen disa herë më keq se shumica. Pra ai lloj multikulturalizmi është veçse maskë për racizmin e tyre të pandërprerë.

Vetëvendosje ka programin më progresiv për minoritetet, ku parasheh trajtimin sipas gjithë konventave evropiane.

Minoritetet duhen trajtuar njësoj si shumica, e iu duhen krijuar të njëjtat kushte sikur shumicës. Për këtë arsye, ne planifikojmë vëmendje të shtuar në arsimimin, punësimin dhe investimet infrastrukturore në vendbanimet e romëve, ashkalinjve, egjiptasve e komuniteteve të ngjashme që deri më tash faktikisht janë përjashtuar prej pjesëmarrjes në politikat zhvillimore të shtetit.

Bashkë do t'i përkrahim e do t'i integrojmë dhe komunitetet, me respekt të madh për kulturën e secilit.