Si çdo herë tjetër, i shoqëruar nga kandidatët për deputetë në Parlamentin e Kosovës nga rajoni i Prizrenit, Nijazi Kryeziu, Nezir Çoçaj, Luljeta Veselaj-Gutaj dhe Nait Hasani, kreu i PDK-së, Kadri Veseli, shpalosi platformën qeverisëse të partisë së tij dhe koalicionit, para qindra përkrahësve të PDK-së në lagjen “10 Qershori” në Prizren.
Theks të veçantë gjatë këtij takimi me elektoratin e kësaj lagje, Veseli i kushtoi përkushtimit të koalicionit qeverisës në përkrahjen e rinisë dhe iniciativave të të rinjve, duke theksuar se “PDK-ja ka në programin e saj hapjen e një qendre të Inovacionit dhe inkubatorit të biznesit në secilin prej gjashtë rajoneve të Republikës së Kosovës”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Gjithashtu qeveria e ardhshme e udhëhequr nga koalicioni do të angazhohet për ngritjen e skemave të financimit të projekteve të start up-ve, nëpërmjet investimeve në ekuitet apo duke dhënë edhe grande të veçanta. Ndërmarrësia tek gratë dhe forcimi i rolit të grave dhe vajzave nëpërmjet rritjes së pjesëmarrjes së tyre në vendim-marrje, do të bëhet në emërimet e ndryshme në poste të larta shtetërore”, ka theksuar kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.
Ai tha se vota për PDK-në është votë për zhvillimin ekonomik të vendit, zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, fuqizimit të rolit të rinisë, forcimit të rolit të grave dhe vazhdim i reformave strukturore në arsim, shëndetësi si dhe në të gjitha fushat tjera.