Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Agani: Gjakova mbështet fuqishëm kandidatët për deputetë nga Partia e Drejtësisë

Partia e Drejtësisë, mbrëmë ka mbajtur tubim me qytetarët e Gjakovës, ku janë prezantuar dy kandidatët për deputetë nga kjo parti dhe është shpalosur programi politik për Zgjedhjet Parlamentare 2017.

Lideri i PD-së, në fjalën e tij drejtuar qytetarëve të Gjakovës tha se “Jemi në mesin e fushatës zgjedhore, jemi në një periudhë kohore, e cila ka rëndësi të veçantë për shtetin, zgjedhje këto të cilat po e pasojnë një periudhë përcaktimi të zhvillimeve politike veçanërisht këto dy vitet e fundit, kur janë pyetjet çështjet madhore të vendit që kanë të bëjnë me integrimet e shtetit tonë në strukturat evropiane dhe euro-atlantike që kanë të bëjnë me liberalizimin e vizave, lëvizjen e lirë të njerëzve”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Partia e Drejtësisë në këtë periudhë parazgjedhore ka vendosur që të radhitët në një koalicion, i cili qytetarëve të vendit iu premton një ‘Fillim të Ri’, një fillim të shtetit në baza me të shëndosha me të cilat është duke funksionuar”, u shpreh Agani para qytetarëve të Gjakovës.

Agani theksoi se Partia e Drejtësisë ka dhënë kontributin të fuqishëm në Ministrinë e Shëndetësisë dhe në Ministrinë e Mjedisit.

Kryetari i PD-së kërkoi nga qytetarët e Gjakovës që t’i përkrahin dy kandidatët për deputetë në Kuvendin e Kosovës, Ardian Sejdiu me nr. 43 dhe Mejreme Uka me nr. 93, që këto dy personalitet me vullnetin tonë politik, me punën tonë t’i vendosim në Kuvendin e Kosovës, që programin e Partisë së Drejtësisë ta vendosim në Kuvend, Qeverisë së Kosovës t’i paraqesim vizionet tona programore.

Kandidati për deputetë në Kuvendin e Kosovës, Ardian Sejdiu, qytetarëve të Gjakovës, iu drejtua me një fjalim tha se “Partia e Drejtësisë meriton të ngritët mbi sferën politike, është parti që meriton t’i jepet mundësia të flet në Kuvendin e Kosovës, për faktin se me mençurin programore i barazon politikat e shtetit dhe natyrisht se e orienton shtetin drejtë politikave efikase”.

Më tej Sejdiu theksoi se “Kuvendi i Kosovës, domosdoshmërisht ka nevojë për Partinë e Drejtësisë, institucionet e Kosovës kanë nevojë për kuadro të PD-së, e për këtë do të mundohem të jem zë i fuqishëm, zë i qytetarëve të Kosovës”.

Ndërsa, kandidatja për deputete nga radhët e PD-së, Mejreme Uka, në fjalën e saj drejtuar qytetarëve të Gjakovës, u zotua se do të jetë zë i fuqishëm për t’i mbrojtur vlerat e qytetarëve, vlerat kombëtare fetare, do të jem në shërbim të qytetarëve që të kenë një të ardhme më të mirë.