Presheva ka gdhirë me postere parazgjedhore të Vetëvendosjes, raportojnë mediet e Beogradit.
Në qendër të Preshevës, në Rahovicë dhe mbi vetë qytetin, në drejtim të Gjilanit, janë shfaqur postere për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, që mbahen më 11 qershor, transmeton Koha.net raportimin e këtyre medieve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë postere figurojnë emrat e kandidateve për deputete nga Presheva në Kuvendin e Kosovës – Elza Sadiku, udhëheqësit të kësaj lëvizjeje Liburn Aliu, që është me origjinë nga ky vend, Sali Zyba nga Suhareka dhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.
