Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Berisha në Prizren: Lagjja “Kurilla” mbështet fuqishëm Nismën dhe projektin e saj

Kryetari i Nismës për Kosovën, dega në Prizren, Zafir Berisha, së bashku me kandidatet për deputete Albulena Balaj-Halimaj dhe Manuela Koni, mbrëmë ishin në lagjen “Kurilla”, ku thonë të kenë marrë mbështetje të fuqishme për deputetë në parlamentin e ardhshëm të Kosovës.

Berisha, para të pranishmëve tha se “kjo lagje përherë ka ditur të rreshtohet rreth atyre njerëzve të fjalës, prandaj nuk është i rastësishëm edhe slogani i Nismës, “Ne mbajmë fjalën””.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Projekti i Nisma për Kosovën në krye me Fatmir Limajn, është projekt që në këto zgjedhje futet me tri premtime bazë, premtime këto që nuk do të mbeten vetëm premtime boshe siç ka treguar deri më tani praktika e qeverive të kaluara, por këto do jenë premtime të realizuara, për faktin se janë përveç të domosdoshme për qytetarin, këto janë projekte që i përkasin subjektivitetit tonë si parti, e që është orientim socialdemokrat i vlerave evropiane”, ka thënë Berisha.

Në fund, duke kërkuar nga qytetarët e kësaj lagje që me 11 qershor të japin verdiktin e tyre për kandidatët e Nismës, kryetari i Degës, Zafir Berisha theksoi se “zëri dhe fuqia e Nismës do të përfaqësojë qytetarin e Kosovës dhe Prizrenit, sipas asaj maksime, ‘që interesi i përgjithshëm do të jetë gjithmonë mbi interesin individual’”.

Të pranishmit i përshëndeti edhe kandidatja për deputete, Albulena Balaj-Halimaj, duke kërkuar votën e tyre.