Ramush Haradinaj, i nominuar për të drejtuar ekzekutivin e ardhshëm nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, ka thënë se do të krijojë një park biznesi vetëm për investimet amerikane.
Këtë park, Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se preferon ta quajë “Bondsteel American Investment Park” – “një zonë e caktuar ku mund ta kemi edhe një park biznesi vetëm për investitorët amerikanë”, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Marrëdhëniet tona krejtësisht të veçanta me Amerikën duhet të forcohen edhe me shumë përfshirë fushën e ekonomisë. Do të punojmë fuqishëm që t’i ruajmë dhe kultivojmë marrëdhëniet tona me Amerikën në të gjitha fushat”, theksoi Haradinaj.