Ilir Deda nga Alternativa, ka thënë se koalicioni LDK-AKR dhe partia të cilës i përket vet ai, me marrjen e Qeverisë pas zgjedhjeve të 11 qershorit, do të sigurojë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.
“Këtë do ta bëjmë brenda një mandati qeverisës”, ka deklaruar Deda në Interaktiv të KTV-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDonika Kadaj Bujupi nga Vetëvendosje ka thënë në Interaktiv se kur partitë tjera flasin për integrime, tentojnë që përmes reklamave të ndryshme ta fshehin të vërtetën sepse pa luftim të krimit e korrupsionit, nuk ka integrim në BE.
Donika Emini nga QKS ka thënë se asnjë prej partive politike nuk ka dalë me një zgjidhje konkrete se çfarë do të bëhet me Asociacionin e komunave serbe, ndonëse ka një vendim të Kushtetueses për këtë çështje.