Koalicioni PAN ka premtuar kushte më të mira të punës për mësimdhënësit dhe njohjen e stazhit të punës për ata të viteve të 90-a.
Fushatën partnerët pas nënshkrimit të një memorandumi me SBASHK-un, e kanë vazhduar të ndarë në disa qytete të vendit, ku kanë shpalosur planin e tyre qeverisës, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKronika zgjedhore – Dita e gjashtë - PDK by kohanet
Koalicioni LDK-AKR dhe Alternativa kanë mbajtur tubim zgjedhor në Gjakovë e Rahovec.
Premtuan rritje ekonomike 8 për qind, rritje të pagave për sektorin publik dhe privat, trefishim të investimeve në bujqësi dhe vende të reja të punës.
Kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti, ka thënë se me ardhjen e tij në krye të Qeverisë do të rrisë pagat për policët e mësimdhënësit.
Kronika zgjedhore – Dita e gjashtë - LDK by kohanet
Në kuadër të fushatës zgjedhore, Vetëvendosje ka mbajtur tubim elektoral në Mitrovicë.
U ritheksuan edhe njëherë prioritetet e kësaj partie, rëndësia e gjigantit të Trepçës dhe bashkimi i Mitrovicës. Më 11 qershor, Kosova do i japë fund qeverisjes së hajnave, u tha në tubim.
Kronika zgjedhore – Dita e gjashtë - VV by kohanet
Fjala, aktivitetin e saj elektoral e ka vazhduar në qytetin e Gjakovës, ku edhe bëri prezantimin e kandidatëve nga kjo anë. Kryetari i këtij subjekti, Gëzim Kelmendi, tha se Gjakovës po ia ofron kuadrot më të shkolluar.
Kronika zgjedhore – Dita e gjashtë - Fjala by kohanet