Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Kurti: Vetëvendosje do të realizojë edhe premtimet e arsyeshme të kundërshtarëve politikë

Në tubimin në Besianë, kandidati për kryeministër, Albin Kurti, u zotua edhe njëherë për premtimet e Lëvizjes Vetëvendosje.

Nga tubimi në tubim, Kurti nuk resht së theksuari se shteti i Kosovës me qeverisjen e Vetëvendosjes do të jetë gjithkund dhe gjithmonë më i fortë dhe i pranishëm se sa çdo familje a individ që deri tani kanë qenë më të fortë se shteti, përcjell zyra për informim e kësaj partie.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kurti gjithashtu nuk la pa përmendur shembullin e qeverisjes lokale të Vetëvendosjes në komunën e Prishtinës si shembulli që Vetëvendosje i mban zotimet e saja. Madje Lëvizja do të realizojë edhe premtimet e kundërshtarëve politikë nëse ato janë të arsyeshme ose të kopjuara më herët nga propozimet e Lëvizjes, u shpreh Kurti.

Kandidati për kryeministër tha se “Vetëvendosje do të jetë shërim për qytetarët dhe shërbim ndaj Republikës”. Ky shërbim ndaj Republikës do të jetë në shërbim të të gjitha nevojave bazike të shoqërisë dhe ndërtimit të shtetit.

Për realizimin e këtyre detyrave të menjëhershme Kurti listoi disa prej 40 masave ndërhyrëse të qeverisjes së Vetëvendosjes si: rivitalizim i plotë i sistemit të ujitjes, kanalizim për të gjitha fshatrat me 200 shtëpi, zvogëlim i numrit të ministrive, zvogëlim i pagave të politikanëve në raport me pagën minimale, rritje e pensioneve, fondi i sigurimeve shëndetësore, shtesa në muaj për fëmijët, sigurim i jetës për policët dhe zjarrfikës, ndërtimi i 160 çerdheve, trefishim i inspektorëve të punës, dialog i hapur me serbët e Kosovës, arsim publik falas, dhe ligji antimafia me ligjin e vettingut. Në mbyllje Kurti u bëri thirrje qytetarëve se nëse janë të lodhur nga qeverisje e deri tanishme atëherë të votojnë masivisht numrin e ndryshimit, numrin 35.

Në tubim fjalën hapëse e mbajti veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, Ajet Potera. Ai tha se platforma politike e Vetëvendosjes përfshin të gjitha segmentet e duhura për një zhvillim normal të shoqërisë.

“Ndër prioritet për të cilat insistojmë të jetësohet është fusha ekonomike”, tha Potera në tubimin zgjedhor.

“Unë jam zëri i përhershëm dhe këmbëngulës i atyre që prodhojnë të mira materiale me ndershmëri. Mungesa e sigurimeve shoqërore pas kaq shumë vitesh është skandaloze, e kjo s’do të ndodhë më. Duke qenë në këto rrjedha kohë të gjatë, që nga ushtari i UÇK-së deri te pjestari i forcave të sigurisë së Kosovës, krijimi i ushtrisë së Kosovës do të bëhet sa më parë”, premtoi tutje ai.

Ndërkaq Bajram Ajeti, tha në tubimin zgjedhor në Besianë se Llapi nuk e ka merituar jo vetëm qeverisjen qendrore, por edhe atë lokale që e ka.

“Llapi ka një qeverisje lokale autokratike që bazë ka nepotizmin, shërbime familjare dhe private. Mos u çuditni sepse dy vitet e para është udhëhequr komuna jonë me shkollë të mesme. Diplomën e fakultetit e ka marrë brenda natës për t’u bërë kryeministër. Ka shtruar asfalt të hollë me korrupsion të trashë”, tha në fjalën e tij Ajeti.

për deputete, Saranda Bogujevci, ka folur në tubimin elektoral të Vetëvendosjes në Besianë, tubimi i tretë sot, pas Mitrovicës e Lipjanit.

“Unë jam lindur dhe kam kaluar fëmijërinë në këtë qytet, dhe si shumë familje të tjera në Kosovë, edhe familja jonë ka përjetuar dhunën dhe terrorin e Serbisë. Kemi humbur një pjesë të madhe të familjes, e ne që mbijetuam mbetëm me plagë për tërë jetën”, tha në fjalën e saj Bogujevci.

Ajo shtoi se ndihet krenare me gra e vajza të Llapit e Kosovës që kanë dhënë shumë për këtë vend, e foli edhe për angazhimin në Vetëvendosje, duke thënë se ishte shumë e lehtë të jetë pjesë e saj.

“Këtu e gjeta veten të rrethuar me shumë gra dhe burra të përgatitur, që me vullnetin, guximin, dhe pa u lodhur asnjëherë, me vite e vite kanë punuar e kanë mbrojtur interesin e këtij vendi. Por, mbi te gjitha, gratë e burrat e Lëvizjes kane diturinë dhe vizionin se si ta çojnë Kosovën përpara. Në programin e Lëvizjes Vetëvendosje i është dhënë hapësirë e madhe çështjeve të të drejtave dhe obligimeve që shtetit ka ndaj grave në Kosovë, të cilat përjetojnë për çdo ditë, diskriminimin ekonomik, politik e social”, tha veç tjerash, Saranda Bogujevci në tubimin e sotëm në Besianë.

Xhelal Sveçla në tubimin zgjedhor në Besianë ka thënë s Lëvizja Vetëvendosje është vetëm shprehja, kërkesa dhe angazhim i vullnetit të popullit për rimëkëmbje dhe për ndryshime rrënjësore. Ai tha se Vetëvendosje është subjekti i vetëm që mund ta realizojmë kërkesën e popullit dhe njëherë e përgjithmonë t’i largojmë këta matrapaz nga politika.

“Ne, si Lëvizje Vetëvendosje do të iniciojmë hetimin e SHIK-ut dhe Sigurimit të Atdheut, Fondit Vendlindja Thërret e Fondit 3% që njëherë e përgjithmonë të zbardhet e vërteta, keqpërdorimet e krimet e kryera nga ta. Vetëm kështu ne mund t’i sjellim drejtësi popullit tonë dhe të parandalojmë çfarëdo plani apo ideje të kujtdo apo cilitdo për të vazhduar njëjtë”, ka thënë Sveçla në këtë tubim.

Sveçla tha po ashtu se Lëvizja Vetëvendosje është ka prioritet zbardhjen e vdekjes së dhunshme të Astrit Deharit në burgun e Prizrenit, por edhe zbardhjen e të gjitha vrasjeve të pasluftës.

“Ne jemi në prag të fitores, andaj deri me 11 qershor na duhet angazhimi i të gjithëve dhe grushti i secilit që goditja të jetë fatale për këto klane kriminale”, tha tutje Sveçla.

Sveçla në fund prezantoi deputetët e zonës: Bajram Ajetin, Saranda Bogujevcin, Shemsie Vokrrin, Albulena Haxhiun, Sylejman Pirevën, Nazlie Balen dhe Valbona Bajramin.