Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Kandidatit të Vetëvendosjes nga Prekazi i shqyhen posterët në Skenderaj

Fotografitë e kandidatit të Vetëvendosjes për deputet, Veton Seferi, po i pengojnë dikujt në Skenderaj.

Posterët e vendosur në sheshin ‘Adem Jashari’, janë dëmtuar gjatë natës. Ky akt vandal, sipas Veton Seferit nga Prekazi, nuk duhet të përsëritet, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas tij, dëmtimi dhe shqyerja e fotografive të tij, është bërë nga koalicioni i natës, derisa ka ftuar partitë që të distancohen nga ky akt.

Seferi ka thënë se vendi ku është vendosur posteri, në të cilin vend vite më parë ishte posteri i ish-kryetarit të Skenderajt është vend komercial, pra secili që paguan mund ta vendosë posterin aty.

Rastin e ka lajmëruar në Polici dhe gjithashtu e ka dorëzuar edhe ankesën në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Në këtë institucion kanë konfirmuar se është deponuar një ankesë e tillë.