Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Veseli në Vushtrri: Fitorja e Fillimit të Ri po shihet në mbarë Kosovën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë takimit me qytetarët e Vushtrrisë tha se Kosova e do një Fillim të Ri, që është frymim i shpresës dhe lirisë duke shtuar se fitorja e tyre po ndihet në gjithë Kosovën.

“Vërtetë anë e kënd Kosovës kudo që po shkojmë këto ditëve të fundit, kam vërejt një entuziazëm, që është ë më shumë se sa vet politika. Kalon dimensionin e kufirit, të një koncepti. Metodologjia politike është një frymim i shpresës, një frymim i lirisë, është një frymim, që e don shumë vendin atdhedashuri. Dhe në të njëjtën kohë, është një frymim se Kosova don me ec përpara”, tha ai.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Veseli po ashtu tha para qytetarëve vushtrrias, se Kosova ka nevojë për një shtet të fuqishëm ekonomik dhe një shtet sovran, i cili ishte dhe ideal i dëshmorëve të rënë.

“Fillimi i Ri është zhvillim ekonomik, ndërmarrësi e fuqishme. Fillim i ri është pesëfishim i eksporteve. është rritje e prodhimit kombëtar në tetë për qind minimum. Është dyfishim i numrit të të punësuarve. Është rritje krahas rritjes ekonomike, ndërmarrësisë, sektorit privat, rritje e fuqizim të sektorit publik. Rritje të pagave për sektorin publik, rritje e pagave po ashtu për pensionistët. Është fuqizim i rinisë, asetit tonë më të mrekullueshëm të Republikës së Kosovës, që jeni dhe sot kështu shumica. Është fuqizim i grave , të cilat përbëjnë 50 për qind të popullatës sonë. Është në të njëjtën kohë vëmendje dhe përkrahje, për të gjitha kategoritë që kanë nevojë në Kosovë si kategoritë e dala nga lufta, personat me aftësi të veçanta. Tek e fundit ky është ideali i dëshmorëve, që kanë rënë ta kenë një shtet sovran, një shtet të fuqishëm ekonomik, me të cilin edhe ata sikurse ne do të do të krenoheshin”, tha Veseli.