Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Abrashi i reagon Hotit, ia kujton se Kosova e ka gazsjellësin

Kandidati për deputet dhe nënkryetari i AAK-së, Gazmend Abrashi, thotë se kundërshtarët e Ramush Haradinajt për kryeministër dalin të mos jenë në dijeni për potencialet që ka Kosova.

Gazmend Abrashi ka marrë shkas nga deklarimet e Avdullah Hotit, i cili kishte premtuar ndërtimin e një traseje për gazsjellës. Nënkryetari i AAK-së thotë se kjo ide për gazsjellësin në Kosovë është marrë nga programi i AAK-së për zhvillim dhe projekte afatgjate strategjike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Madje, kandidati i AAK-së për deputet, Gazmend Abrashi tregon se Kosova ka një trase me gypa për gazsjellës, nga Prishtina deri në Shkup, por që nuk është funksionale qysh në vitet e ’70-ta, kur edhe ishte ndërtuar.

“Traseja tashmë ekziston. Gypat e trasesë po dëmtohen nga mosdija dhe pakujdesia andaj duhet urgjent një reagim i Qeverisë që kjo trase të mbrohet dhe me projektin e Qeverisë Haradinaj të riparohet dhe rifunksionalizohet”, shkruan në Facebook, kandidati për deputet dhe nënkryetari i AAK-së, Gazmend Abrashi.

Lexoni të plotë shkrimin e tij:

Kosova e ka trasenë për gazsjellës!

Kosova ka trasenë e gazsjellësit të ndërtuar që në vitet e 70-ta.

Për nevojat e ndërmarrjes "Azotiku" që kishte filluar me shndërrimin e qymyrit në gaz, është ndërtuar rrjeti i gazsjellësit nga Obiliqi për në Prishtinë-Elez Han-Shkup dhe ana tjetër për Vushtrri -Mitrovicë .

Ky rrjet ka funksionuar dy vite deri sa ndërmarrja "Azotiku" kishte shuar veprimtarinë e sajë si pasojë e problemeve teknike.

Plani ekonomik i AAK-së ka paraparë rifunksionalizimin e kësaj traseje të gazsjellësit për me sjellë gazin në Kosovë, me qëllim të shfrytëzimit të gazit për nevojat e industrisë dhe amvisërisë si burim energjie më i leverdishëm.

Idetë që po dëgjohen këtyre ditëve për një trase krejtësisht të re do të ishte shpenzim i kotë dhe i panevojshëm i buxhetit të Republikës së Kosovës. Gjithashtu kjo po dëshmon se sa të painformuar janë për potencialet e vendit tonë ata që po pretendojnë të udhëheqin me vendin .

Traseja tashmë ekziston. Gypat e trasesë po dëmtohen nga mosdija dhe pakujdesia, andaj duhet urgjent një reagim i Qeverisë që kjo trase të mbrohet dhe me projektin e Qeverisë Haradinaj të riparohet dhe ri-funksionalizimet .

Ka ardhë koha që Kosova t'u jep prioritet projekteve strategjike dhe makroekonomike.

#KaArdhëKoha për një ekonomi shpresëdhënëse

#12AAK #20GazmendAbrashi