Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

VV në Lipjan: Me Ahmetin ndryshuam Prishtinën, me Kurtin do ta ndryshojmë Kosovën

Pas Mitrovicës, Vetëvendosje ka mbajtur tubimin e radhës në Lipjan, ku prezent ishte kryetari i Prishtinës njëherësh kandidati për deputet, Shpend Ahmeti.

Tubimi është hapur me fjalën e drejtuesit të Qendrës së Vetëvendosje në Lipjan, po ashtu kandidat për deputet, Selatin Retkoceri.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka thënë se ka ardhur koha që t’u themi stop të gjitha të këqijave që i bënë Republikës të gjithë qeveritarët e pasluftës.

"Numri 35 është simbol i vetë popullit, është rrugë e vetme e shpresës, integrimit, liberalizimit" , ka thënë ai.

Në tubimin elektoral të Lipjanit, kandidatja për deputete, Fitore Pacolli, ka thënë se qeverisja Vetëvendosjes garanton drejtësi. Me këtë rast, ajo ka përmendur edhe rastin e Astrit Deharit.

“Po vie dita kur prindërit e Astrit Deharit do ta shohin drejtësinë të triumfojë dhe do të ndërtohet një shtet ku vajza e Astritit do t’i përmbushë ëndrrat e babait të saj dhe të gjithë neve”, ka thënë Pacolli.

Pacolli në këtë tubim ka kujtuar punën e saj të parë si mësuese e gjuhës angleze në Prishtinë, moment për të cilin tha se është dëshpëruar, nga mungesa e cilësisë. E po ashtu kujtoj kohën e studimeve dhe mungesën e ndihmës nga shteti.

“Andaj, jam këtu së bashku me ju që ta bëjmë shtetin e Kosovës me qeverisjen e Vetëvendosjes shtetin që na ndihmon dhe na përkrah. Shtetin që nuk shkel mbi ëndrrat tona por na ndihmon t’i realizojmë ato. Shtetin i cili nuk degradon edukimin por e zhvillon atë”, tha Pacolli në Lipjan.

“Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë bëri ndryshimin sepse kishte mbrapa djemtë dhe vajzat e Prishtinës, kishte mbrapa prindërit, pensionistët dhe punëtorët. Me Shpendin ndryshuam Prishtinën me Albin Kurtin kryeministër do ta ndryshojmë Kosovën. Votoni me zemër!”, ishin fjalët përmbyllëse në fjalën e Fitore Pacollit në Lipjan.