Kandidati i koalicionit të djathtë për kryeministër, Avdullah Hoti, ka thënë të hënën në Drenas se vlerat e luftës nuk duhet të përdoren vetëm për të ardhur në pushtet, njofton kumtesa partiake, transmeton Koha.net.
“Vlerat e luftës çlirimtare që janë krijuar këtu në Drenicë ata i njohin vetëm për të marrë pushtet prej votave tuaja. Ne i kemi çmuar dhe do t’i çmojmë gjithmonë këto vlera. Vetëm kur Lidhja Demokratike e Kosovës e mori drejtimin e qeverisë, u siguruan pensionet për veteranët e luftës”, ka thënë Hoti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka potencuar se Drenica, ashtu sikurse krejt Kosova, ka nevojë për një qeverisje të mirë e me duar të pastra, për një qeverisje që nuk shantazhon dhe nuk shantazhohet.
Ai është zotuar se rinisë së Drenicës do t’ia kthejmë shpresën. “Sapo t’i kryejnë studimet, ne do t’u garantojmë 1 vjet përvojë pune me pagesë. Ata pastaj do të jenë kuadrot që do të punojnë nëpër bizneset që do të hapen përmes investimeve të shqiptarëve apo investimeve të huaja”, ka deklaruar Hoti.
Kryeministri në detyrë Isa Mustafa ka thënë se ne kemi ofruar një program për të cilin jemi të bindur që është më i miri, lista jonë është më e mira dhe njeriu i nominuar për kryeministër është i duhuri për të udhëhequr vendin. “
Bedri Nika, kryetar i degës së LDK-ë në Drenas ka thënë se LDK gjatë mandatit qeverisës ka dëshmuar fuqishëm se ka potencial për ta zhvilluar Kosovën me hapa të shpejtë.