Vetëvendosje ka vazhduar sot fushatën e saj elektorale. Kandidati për kryeministër i këtij subjekti, Albin Kurti, ngriti alarmin, që sipas tij, edhe pse kanë kaluar 18 vjet nga çlirimi, qytetari i Kosovës po vazhdon të varfërohet.
Koalicioni LDK-AKR dhe Alternativa kanë mbajtur tubim zgjedhor në Pejë. Premtuan zhvillim ekonomik, rritje të pagave, trefishim të investimeve në bujqësi e punësim. Nga Peja, kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti, ka thënë se nuk do të lejojë që Kosova të humbë asnjë pëllëmbë të tokës dhe se vetëm ata munden ta formojnë Ushtrinë e Kosovës.
Kronika Zgjedhore - Dita 5 - LDK by kohanet
Ramush Haradinaj ka premtuar përmirësimin e një gabimi, të cilin e ka quajtur të turpshëm. Në tubimin në Mitrovicë, ai ka folur kundër ndarjes dhe për kthimin e shqiptarëve në shtëpitë e tyre në veri. Gjithashtu në këtë tubim ai ka kritikuar edhe Vetëvendosjen dhe LDK-në. Nisma për Kosovën ka mbajtur fushatë në bastionin e kësaj partie, Malishevë. Nga atje, kryetari i saj, Fatmir Limaj, ka dhënë premtime për punësim e zhvillim ekonomik. Ndërsa u zotua se me Nismën në qeveri, kjo komunë nuk do të diskriminohet më.
Kronika zgjedhore – Dita 5 - AAK by kohanet
PDK-ja, të dielën, ka mbajtur tubim zgjedhor në Ferizaj. Kreu i këtij subjekti politik, Kadri Veseli, u ka thënë qytetarëve se “Fillimi i ri” është e vetmja shpresë për Kosovën.