Hajrulla Çeku nga organizata “Ec ma Ndryshe” ka reaguar ndaj një posteri të vendosur nga kandidati i PDK-së për deputet në zgjedhjet e 11 qershorit, Enver Hoxhaj.
Siç shihet në fotografinë e postuar në Facebook, posteri i Hoxhajt qëndron në muret e Kino Lumbardhit në Prizren, që është edhe monument i trashëgimisë kulturore, raporton Koha.net.
Ky është postimi i Çekut në Facebook:
Kino Lumbardhi është e qytetarëve, është e kulturës
Idiota. Nuk mbulohet institucioni i kulturës (që është edhe monument i trashëgimisë) me posterë partiak e zgjedhor. Gjithë ai mund i qytetarëve me vite të tëra me e shpëtu kinemanë, e ju prapë vazhdoni të na fëlliqni hapësirën publike. Për më keq, pa e pyet askënd, pa apliku për leje, pa konsideratë, si gjithmonë, në mënyrë klandestine.
Veç po e dëshmoni edhe njëherë që arti e kultura për ju nuk janë tjetër pos hapësira marketingu politik.
Largojeni atë dreq poster ose e largojmë ne.