Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Bahtiri në Kçiq e Koshtovë: Duke na votuar ne, mundësoni heqjen e SHIK-ut nga institucionet qendrore

AKR, përmes një komunikate për media, ka thënë se nënkryetari i saj dhe kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës, Agim Bahtiri, ka marrë mbështetje të fuqishme në takimet e mbajtura me banorët e Koshtovës dhe Kçiqit, të cilët thotë se u zotuan se do t'i japin mbështetje të madhe më 11 qershor.

Gjatë takimit me banorët e Koshtovës, Bahtiri tha se qytetarët e Kosovës janë të pakënaqur me gjendjen aktuale në vend dhe pas një jave do t'i dërgojnë në shtëpi ata që keqqeverisën prej pas luftës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Pas konstituimit të Qeverisë së re nga koalicioni AKR-LDK, ligji do të merret me ata që e shkatërruan Kosovën. Me koalicionin e shpresës AKR-LDK do të hiqet korrupsioni në gjithë Kosovën, ashtu siç është hequr në Mitrovicë pas ardhjes time në krye të Mitrovicës”, tha Bahtiri para qytetarëve të Koshtovës.

Pritje për Agim Bahtirin është organizuar edhe në fshatin Kçiq, ku ai kërkoi nga banorët që të votohet koalicioni AKR-LDK, sepse është mundësia e vetme për largimin e njerëzve të korruptuar nga pushteti.

“Duke i votuar kandidatët e koalicionit AKR-LDK, ju do të na mundësoni ta largojmë SHIK-un nga institucionet qendrore, ashtu siç e kemi larguar së bashku në Mitrovicë në vitin 2013”, tha Bahtiri, i cili mori përkrahjen e banorëve të Kçiqit për zgjedhjet e 11 qershorit.