Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubim elektoral në Skenderaj. Tubimi u hap me fjalën e kandidatit për deputet nga ky qytet, Veton Seferi.
Seferi tha se Vetëvendosjes i është bashkuar rinia sepse është e vetmja shpresë. Ai tha se Skenderaj ka nevojë për qeverisjen e Vetëvendosjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Prandaj zoti kryeministër i ardhshëm i Republikës së Kosovës, ta keni në konsideratë Drenicën se gjatë këtyre ditëve në terren, e kam kuptuar sa nevojë ka Drenica për Vetëvendosjen”, Seferi iu drejtua Albin Kurtit gjatë këtij tubimi.
Nga ky tubim në Skenderaj, kandidati për deputet, Rexhep Selimi, tha se vetëm Vetëvendosje i qëndroi besnik idealit të Adem Jasharit.
“Drenica nuk e lidh fatin me njerëz të dështuar, Drenica nuk e lidh fatin me ata që abuzuan me Drenicën, Drenica nuk e lidh fatin me ata që i kthyen shpinën sapo morën votën”, tha Selimi.
“Drenicën nuk mund ta përfaqësojnë ata të cilët ia sollën Gjykatën Speciale UÇK-së, me ata që ia sollën ‘Zajednicën’ Kosovës. Drenica do të dijë të ndahet njëherë e përgjithmonë nga ata që abuzuan me vlerat e luftës”, shtoi Selmi.
Glauk Konjufca në Skenderaj ka thënë se ky vend në historinë e Kosovës ka qenë gjithmonë vendi i kthesave të mëdha.
“E tash jemi bërë bashkë këtu për ta dhënë një porosi të qartë se në Skenderaj po fillon një tjetër kthesë e madhe, kthesa e shtetit të drejtësisë, kthesa që e merr drejtimin e zhvillimit të Kosovës”, tha Konjufca.
“Nëse këto ditë vjen ndokush në Skenderaj dhe iu thotë se ky është fillimi i ri, ju thuajuni se edhe ne jemi për fillimin e ri. Por, ky është fillimi i rënies së klanit “Pronto”. Nëse ky nuk është fillimi i ri, atëherë gjithçka tjetër është e vjetër në Kosovë”, ishte porosia e Konjufcës në Skenderaj.