Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Haradinaj: Është për keqardhje që Mitrovica “fle” mbi ar e vazhdon të jetë e varfër

Kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka vazhduar takimin e tij edhe në Mitrovicë.

Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook, ka folur për Trepçën, me ç’rast ka thënë se është për keqardhje që një qytet si Mitrovica që “fle” në ar, të jetë përsëri një vend i varfër.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka shtuar se Trepça do të jetë arsyeja kyçe për të shtyrë zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Shkrimi i plotë i Haradinajt:

Xehet e Mitrovicës, gjeneratori kyç i zhvillimit ekonomik!

Nga Podujeva vazhduam në Mitrovicë. Është për keqardhje që një qytet që “flen” në ar, vazhdon të jetë shumë i varfër.

Sa herë që kemi folur për vendimet e mëdha dhe të guximshme për vendin dhe qytetarët, po ua them se kemi menduar pikërisht edhe për Trepçën.

Trepça jonë do të shndërrohet në gjenerator kyç, shtytës të zhvillimit ekonomik të Kosovës, i një shteti gjithëpërfshirës më tërësi të plotë territoriale e me sovranitet.

Qytetarët e Kosovës, pa dallim, do të gëzojnë të drejtat e barabarta por edhe do të shfrytëzojnë të mirat e shtetit të përbashkët.

Kosova është një, e pandashme dhe për të vendosim vetëm ne, qytetarët e saj.