Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Kelmendi: Partia Fjala nuk varfëron popullin, por e pasuron atë

Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka kritikuar partitë tjera në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 11 qershor.

Ai ka thënë se partia e tij nuk është si të tjerat pasi ajo nuk e varfëron dhe nuk e mashtron popullin. Sipas Kelmendit, Fjala do të pasurojë popullin dhe është në shërbim të qytetarëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ne nuk e ftojmë popullin në tubime.

Ne nuk e mundojmë popullin.

Ne nuk e varfërojmë popullin.

Ne nuk e mashtrojmë popullin.

Por,

Ne shkojmë te populli.

Ne jemi në shërbim të popullit.

Ne pasurojmë popullin.

Ne fitojmë ndaj mashtruesve të popullit.

Për popull dhe shtet”, shkruhet në njoftimin e Kelmendit.